Filtër uji me fije të presuar dhe filtër me fije pambuku. Këto dy filtra eleminojnë mbetjet e ngurta si rëra , balta, hekuri, mikroorganizmat dhe llumin.
Ajo që ben diferencën e filtrit të ujit në sistemit e BlueFilters është linja e vecantë e trajtimit të ujit. Teknologjia e re, ndryshe nga mënyra tradicionale e filtrimit , e filtron ujin në mënyrë vertikale. Fillimisht uji hyn në valvulën kryesore dhe ndjek një rrugëtim me gjatësi 12 cm brënda fishekut. Gjatë kësaj kohe ndodh eleminimi i ndotësve te ngurtë që ka uji. Me pas përmes shtegut të mesëm kalon uji i pastër që del nga valvula dytësore.
Filter i karbonit aktiv eleminon mikroorganizmat, klorin, ngjyrën dhe aromat e pakëndëshme. Duhet theksuar se karboni aktiv prodhohet vetëm nga arra e kokosit që njihet për vetitë e shkelqyera absorbuese dhe kurative.
Membrana molekulare (ozmotike), inovacion në fushën e trajtimit të ujit dhe njihet shkencërisht si metoda me e sigurtë e pastrimit të ujit. Ajo është barrierë për të gjithë ndotësit e ujit, si organikë edhe ata jo organikë, mbetjeve të tretura në ujë si metalet e rënda, ndotësit radiokativë, apo kancerogjenë qofshin ato. Në të bëhet ndarja përfundimtare e molekules së ujit, ku lejohet të kalojnë vetëm molekula e ujit dhe disa prej mineraleve, sepse përcueshmëria e saj është e njëjtë me përmasën e molekulës së ujit 0.0001 Mikron.
Filtër i karbonit aktiv granular për të siguruar që uji nuk do të ketë asnjë aromë nëse qendron për një kohë të gjatë në depozitë.
Filtër mineralizues pasuron ujin me mineralet e dobishme si Na, Mg, Ca, K dhe tre floruret në sasinë e nevojshme për të qene ideal për shëndetin tuaj.