PRODUKTE 100% EKOLOGJIKE TË PRODHUARA NË GJERMANI!

Veçoritë e Sistemeve

Filtër uji unik Bluefilters siguron ujë të pijshëm dhe të shëndetshëm me një cilësi shumë të lartë për Ju dhe familjen tuaj. Ju do të pini dhe do të gatuani vetem me ujë të pastër dhe të sigurtë, të garantuar nga sistemi i filtrimit të ujit Bluefilters. Filtri ujit Bluefilters është i certifikuar në cdo fazë të trajtimit të ujit nga institucionet prestigjoze të akredituara të Bashkimit Europian.

Dizajni

Filtër uji i markës Bluefilters është Patent dizajn dhe Pronësi Intelektuale e Grupit Bluefilters! Me nje dizajn modern dhe ergonomik ky filtër uji është i pajisur me të gjithë elementët e sigurisë për të treguar origjinën e produktit dhe per tu mbrojtur nga falsifikimet. Filtrat janë hermetikë dhe lehtësisht të zëvendësueshëm.

Cilësia

Të gjitha produktet e Grupit Bluefilters janë të çertifikuara BPA Free, që do të thotë, të prodhuara pa Bisfenol A, i cili ndikon drejtperdrejtë në sistemin endokrin të njeriut. Filtër ujit i markës Bluefilters është i sigurtë nga ky kontaminim për konsumatorin por edhe miqësor për mjedisin pasi ky mateial është 100% ekologjik dhe i riciklueshëm.

Gjithashtu filtër uji i markës Bluefilters është i certifikuar :

Low Carbon footprint ( gjurmë e ulët e karbonit)

NSF International(USA Sanitation Foundation)

PZH (National Institute of Hygiene)

TÜV (Technischer Überwachungsverein Germany)

HTP (High Tech Purification)

EU ( Europian Union) EAC (Eurasian Conformity)

ISO 9001: 2000

Balancimi i mineraleve

Filtër uji unik Bluefilters ka një fishek që i dedikohet vetëm mineralizimit, i cili përmban gurë natyral në brendësinë e tij. Ky filtër fishek pasuron ujin me mineralet e dobishme si Na, Mg, Ca, K dhe tre floruret në sasinë e nevojshme, për të qene ideal për shëndetin tuaj.

Mënyra e trajtimit

Ndryshe nga filtrat e tjerë, trajtimi i ujit bëhet në mënyre vertikale jo horizontale. Rrugëtimi që realizon uji brenda filtrit është 12 cm dhe jo deri në 3 cm si ndodh zakonisht me filtrat e tjerë. Kjo teknologji inovative mundëson sipërfaqe më të madhe dhe më të detajuar filtrimi për eleminimin e ndotësve.

Qëndrueshmëria

Cdo fishek filtër uji Bluefilters kalon me sukses disa testime me presion që arrin deri në 32 bar. Testimet realizohen për çdo filtër uji në mënyrë individuale, si dhe pasi ai formohet si sistem. Filtër uji Bluefilters është hermetik dhe i rezistent ndaj faktorëve të jashtëm.

Cilësia e ujit

Pas trajtimit përfitojme ujë të pijshëm të një cilësie shumë të lartë me veti organoleptike. Ideal dhe I këshillueshëm për çdo pjestar të familjes.

Rreth Nesh

Blue Filters Albania pjesë e BlueFilters Group , një ndër kompanitë e para Gjermane në botë e specializuar për trajtimin e ujit te pijshëm. Grupi Bluefilters është nga prodhuesit dhe shpërndarësit më të mëdhenj të filtrave të ujit dhe sistemeve të trajtimit të ujit në Europë .
I përhapur në më shumë se 120 vende të ndryshme të botës Bluefilters Group ka mbi 20 mijë bashkëpunëtorë dhe miliona klientë të kënaqur anë e mbanë botës. Stafi profesional i Bluefilters bën të mundur që kudo dhe kurdo të kemi mundësinë për të pasur të pranishëm sistemet e trajtimit të ujit që Bluefilters zotëron.
Produktet e Bluefilters janë të njohura ndërkombetarisht, sidomos në Evropën Perëndimore dhe atë Lindore, Amerikën Veriore dhe Jugore, Afrikën dhe Azinë Juglindore. Ato janë të mirënjohura për cilësinë e lartë, teknologjinë më të fundit, dizajnin modern dhe ergonomik si dhe për çmimet konkurruese në treg. Bluefilters Albania operon në shqipëri prej 14 vitesh me Seli Qëndrore në Tiranë e cila ka eksluzivitetin edhe për tregun kosovar. Është per tu theksuar se pavarësisht vendndodhjes së zyrave tona, prodhimi i produkteve Bluefilters bëhet vetëm në Senden Gjermani.

Llojet e shërbimeve që ofrojmë

Kompania zotëron sisteme nga më të ndryshmet për familje, vila dhe biznese. Ajo është në dispozicion të klientit sipas nevojave të tij dhe funksionit për të cilën ai i kërkon filtër. Blue Filters Albania ofron Filtër uji, Fishek Filtri, Sisteme trajtimi uji për konsum familjar, Biznesi dhe Industrial. Montimi dhe mirëmbajtja e sistemit të filtrit të ujit kryhet nga tekniket tanë të trajnuar dhe certfikuar nga prodhuesi i sistemeve Bluefilters në gjermani. Bluefilters Albania ka në stafin e saj specialistë( kimist, mjek, inxhinier mjedisi dhe hidro) të diplomuar dhe trajnuar për ofrimin e një informacioni shkencor dhe të saktë për problematikat e ujit. Gjithashtu Bluefilters zotëron një laborator modern për kryerjen e analizave te ujit. Zyra qëndrore e Bluefilters Albania nëpërmjet databasës të klienteve krijon kartela të vecanta për cdo sistem te montuar, ku përfshihet lloji i sistemit, historiku i tij si dhe afatet e mirëmbajtjes për të cilat i njofton klientët e saj në kohë. Në këtë mënyrë ne jemi pranë klientit dhe bashkepunojmë në mënyrë aktive me ta për cdo problem apo situatë të mundëshme duke i dhënë zgjidhje profesionale në kohë reale.

Filtrat e ujit që përdorim

Filtër uji me fije të presuar dhe filtër me fije pambuku. Këto dy filtra eleminojnë mbetjet e ngurta si rëra , balta, hekuri, mikroorganizmat dhe llumin.
Ajo që ben diferencën e filtrit të ujit në sistemit e BlueFilters është linja e vecantë e trajtimit të ujit. Teknologjia e re, ndryshe nga mënyra tradicionale e filtrimit , e filtron ujin në mënyrë vertikale. Fillimisht uji hyn në valvulën kryesore dhe ndjek një rrugëtim me gjatësi 12 cm brënda fishekut. Gjatë kësaj kohe ndodh eleminimi i ndotësve te ngurtë që ka uji. Me pas përmes shtegut të mesëm kalon uji i pastër që del nga valvula dytësore.
Filter i karbonit aktiv eleminon mikroorganizmat, klorin, ngjyrën dhe aromat e pakëndëshme. Duhet theksuar se karboni aktiv prodhohet vetëm nga arra e kokosit që njihet për vetitë e shkelqyera absorbuese dhe kurative.

Membrana molekulare (ozmotike), inovacion në fushën e trajtimit të ujit dhe njihet shkencërisht si metoda me e sigurtë e pastrimit të ujit. Ajo është barrierë për të gjithë ndotësit e ujit, si organikë edhe ata jo organikë, mbetjeve të tretura në ujë si metalet e rënda, ndotësit radiokativë, apo kancerogjenë qofshin ato. Në të bëhet ndarja përfundimtare e molekules së ujit, ku lejohet të kalojnë vetëm molekula e ujit dhe disa prej mineraleve, sepse përcueshmëria e saj është e njëjtë me përmasën e molekulës së ujit 0.0001 Mikron.
Filtër i karbonit aktiv granular për të siguruar që uji nuk do të ketë asnjë aromë nëse qendron për një kohë të gjatë në depozitë.
Filtër mineralizues pasuron ujin me mineralet e dobishme si Na, Mg, Ca, K dhe tre floruret në sasinë e nevojshme për të qene ideal për shëndetin tuaj.

Llojet e sistemeve

Filtër uji për konsum familjar– Uji 24 orë i bollshëm dhe i shëndetshëm për konsum ditor në familje. Cilesia e garantuar. Kursen kohe dhe shpenzime. Komod për gatim dhe shpëlarje frutash ose perimesh. Kompakt, ergonomik dhe 100% ekologjik.

Filtër uji për biznese – Bëjnë të mundur prodhimin e ujit të pastër dhe të shëndetshëm 24 orë për biznesin. Ky filtër ose sistem filtrimi trajton sasi e mjaftueshme uji për gatim, për prodhimin e kafes apo akullit, për larjen e gotave, apo për tua servirur klientëve/punonjësve.

Përshtypje nga Klientët

KONTAKTONI ME NE! EKIPI I BLUEFILTERS DO TA ZGJIDHË CDO PROBLEM ME UJIN DHE PËRGJIGJET PËR TË GJITHA PYETJET TUAJA. BESONI SHËRBIMIN DHE PËRVOJËN TONË PROFESIONALE!