URICEMIA DHE TERAPIA ME UJË MINIMALISHT TË MINERALIZUAR DHE OLIGOMINERAL

URICEMIA DHE TERAPIA ME UJË MINIMALISHT TË MINERALIZUAR DHE OLIGOMINERAL

Uricemia është një parametër laboratorik që shpreh sasinë e acidit urik të pranishëm në gjak, testimi i gjakut per acidin urik. Acidi urik është produkti përfundimtar i një grupi ekzogjen purinesh dhe endogjenësh. Purinë (adeninë dhe guaninë) janë baza azotike, te cilat përbëjnë ADN-në e pranishme në berthamën e qelizave . Meqënëse trupi yne përbëhet nga një numër jashtëzakonisht i madh qelizash, të cilat përtëriten vazhdimisht, shumica e purineve vijnë nga sinteza endogjene, ndërsa vetëm një përqindje e vogël rrjedhin nga ushqimet e paraqitura me dietë. Acidi urik qarkullon në gjak pjesërisht i lirë dhe pjesërisht i lidhur me transportin e proteinave. Organi përgjegjës për eleminimin e tij është veshka, e cila cdo ditë largon rreth 450 mg me urinë ndërsa 200 mg largohen përmes sekrecioneve të tretjes. Nëse acidi urik prodhohet me shumicë dhe nuk eleminohet në mënyrë eficente, mund të akumoluhet në organizem duke shkaktuar hiperuricemi( nivel i larte i acidit urik ne gjak). Analiza e gjakut për percaktimin e nivelit të acidit urik kërkohet nga mjeku kur dyshon se niveli i lartë i tij shkakton dhimbje të forta të artikulacioneve ose simptoma të tjera që lidhen me sëmundjen e Gutës ose Artritit urik! Kur acidi urik grumbullohet në rrugët urinare mund të shndrohet në kristale ose gurë. Këto elemente mund të shkaktojnë uropatinë obstruktive.

Uji i filtruar me osmozë, minimalisht i mineralizuar dhe ujrat e filtruar oligominerale janë ujra hipotonikë që percaktojnë në kohë të shkurtër rritjen në vëllimin e plazmës që kthehet shpejt në normë nga funksioni i rritur nga veshkat ( nxit diurerzën). Në të njëjtën kohë nga përdorimi i ujit të filtruar vërehet një zgjerim i përbërsit ujor në lëngut e gjendrave endokrine për mobilizimin e depozitave të acidit urik. Efektet biologjike dhe aksioni terapeutik i ujit të filtruar me osmozë minimalisht te mineralizuar dhe atyre të filtruar oligomineral është i njëjtë. Pirja e ketyre ujrave për qëllime terapeutike duhet të bëhet e zakonshme në tryezat tona.

Bluefilters Al parteneri juaj i Shëndetit!

Për më shumë informacion: [email protected]

No Comments

Post A Comment