TOKSINAT NË TRUPIN TUAJ! LARGOJINI ATO FARE THJESHTË

TOKSINAT NË TRUPIN TUAJ! LARGOJINI ATO FARE THJESHTË

Mendoni se jeni të shëndetshëm, por në fakt nuk jeni energjik gjatë ditës, perkundrazi jeni i irrituar, stomaku nuk ju funksionon siç duhet dhe keni dhimbje koke të vazhdueshme? Këto shqetësime ndikojnë negativisht në përditshmënë tuaj? Në fakt, ato nuk janë aq serioze sa të drejtoheni tek mjeku – ose ndoshta keni menduar se nuk ka asgjë qe nuk shkon me shëndetin tuaj – por ato vazhdojnë të jenë aty, duke ju ulur rezistencën dhe duke ju bërë të ndjeheni me të pafuqishëm, më të plakur.

Lajmi i mirë për të gjithë është se ka shumë mundësi të mos jeni plakur para kohe, por keni shumë toksina ne trup. Si mund të siguroheni për këtë? Me ndihmën e shenjave të mëposhtëme, që janë specifike për këtë fenomen.

Lodhja e vazhdueshme

Edhe pse flini mirë, ju mezi përballoni ditën tuaj prej lodhjes së vazhdueshme që ndjeni. Kjo e fundit mund të jetë një shenjë që tregon se trupi juaj është duke u sforcuar për tëlarguar toksinat e grumbulluara në të gjatë kryerjes së reaksioneve qelizore. Çfarë bëni ju për ta mposhtur lodhjen? Nëse përgjigjia juaj është “pi më shumë kafe” ose “konsumoj ëmbëlsira”, të jeni të sigurtë që vetëm sa e përkeqësoni gjëndjen tuaj.

Shtimi i pashpjegueshëm në peshë

Asnjëherë nuk ëshë e lehtë të biesh në peshë dhe nëse kryeni aktivitet fizik të rregullt dhe respektoni një regjim të shëndetshëm ushqimor, nuk ka arsye përse të vazhdoni të shëndosheni. Në të tilla raste shkaku mund të jetë një problem hormonal, i ndikuar nga prania e toksinave në ushqime dhe në produktet e kujdesit personal.

Aroma e e frymës

Edhe pse i lani dhëmbët rregullisht, përtypni çamçakez apo përdorni karamele mente, përsëri fryma ju mban erë të pakëndëshme. Kjo e fundit shpesh është e lidhur me probleme të tretjes, por tregon edhe se mëlcia po sforcohet për të pastruar trupin nga toksinat.

Kapsllëku

Nëpërmjet zorrëve ne eleminojmë çdo ditë toksina nga trupi ynë. Nëse vuajme nga kapsllëku, gjithë këto toksina i depozitojmë në trup, duke i lejuar të ndikojnë negativisht në organizëm. Kështu, ato shkaktojnë dhimbje koke, dhimbje dhe ngërce të muskujve, si dhe lodhje të vazhdueshme.

Reaksionet në lëkurë

Probleme të ndryshme të lëkurës, si puçrrat, aknet apo skuqjet e saj, mund të tregojnë mbingarkesë ne toksina. Në veçanti, aknet mund të reflektojnë sasi të medha te toksinave. Sytë e enjtur dhe shpërthimet e ekzemës ose psoriazës mund të tregojnë qe e keni kaluar kufirin e toksinave.

Zgjidhja

Uji i filtruar oligomineral dhe diuretik Bluefilters! Ai është i ngarkuar me pak minerale dhe është tërsisht i lirë për të absorbuar sa më shumë toksina që dalin jashtë organizmit nëpërmjet urinës. Uji filtruar Bluefilters mund të kombinohet në mënyrë të shkëlqyer me cajra ose përbërës të tjerë detoksifikues pasi përmbajtja e ulët e mineraleve nuk kompromenton formulën origjinale të përbërësve

Bluefilters Al parteneri juaj i Shëndetit!

Për më shumë informacion: [email protected]

No Comments

Post A Comment