01 Mar KUJTESË: METALET E RËNDA
Termi metal i rëndë i referohet të gjithë elementeve kimikë metalikë që kanë një densitet relativisht të lartë dhe janë toksikë në përqëndrime të ulta. Shembuj të metaleve të rënda përfshijnë mërkurin (Hg), kadiumin (Cd), arsenikun (As), kromin (Cr), taliumin (Tl, plumbin (Pb) etj.
Këto metale të rënda nuk degradohen ose shkatërohen. Në një mase të madhe ose të vogël ato hyjnë në trupin tonë përmes ushqimit, ujit dhe ajrit. Metalet e rënda janë të rrezikshme sepse kanë tendencë të bioakumulohen. Bioakumulimi nënkupton një rritje të përqëndrimit të një elementi kimik në një organizëm biologjik me kalimin e kohës, nëkrahasim me përqëndrimin e kimikateve në mjedis.
Disa nga efektet në organizëm:
Efektet e metaleve të rënda janë të shumta: ato mund të shkaktojnë fenomene irrituese, intoksikacione akute dhe kronike, mund të kenë veprim mutagjenik ose kancerogjen. Edhe organet ose sistemet e prekura janë të shumta:
Gjaku
Veshka
sistemi nervor qendror dhe periferik,
Sistemin e frymemarrjes
Traktin gastrointestinal
Sistemin kardiovaskular
Lëkurë
Filtrat e ujit të Sistemeve Cilësore të Trajtimit të Ujit Bluefilters me Reverse Osmozë, me parafiltra dhe Filtra Karboni Aktiv janë të vetmit trajtues të Certifikuar dhe Standartizuar për Eleminimin e Metaleve të Rënda nga Uji!
No Comments