01 Mar SËMUNDJET QË RRJEDHIN NGA UJI – POLIO
Sëmundjet infektive të shkaktuara nga bakteret patogjene, viruset dhe parazitët protozoarë janë rreziqet shëndetësore më të zakonshme dhe të përhapura nga uji. Njerëzit bijen në kontakt me këto mikroorganizma përmes rrjetit të ujit të pijshem të kontaminuar, uji i puseve, aerosolet dhe uji sanitar. Nje nga këto sëmundje është dhe Polio (paraliza infantile) nje semundje ngjitëse e cila kategorizohet si sëmundje e civilizimit. Polio përhapet përmes kontaktit nga njeriu-tek-njeriu. Njerëzit bijen zakonisht në kontakt me këtë infeksion për shkak të ujit ose ushqimit të kontaminuar në mënyrë permanente. Sëmundja zakonisht është fatale nëse qelizat nervore në tru sulmohen (poliomieliti bulbar) duke shkaktuar paralizë të muskujve thelbësorë siç janë ata që kontrollojnë gëlltitjen, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen.
Nuk ka asnjë medikament specifik për trajtimin e këtij infeksioni. Për arsye që nuk kuptohen qartë disa njerëz që kane kaluar poliomielit të rëndë kanë patur përvoja të sindromës post polio(debulesë dhe dhimbje të reja shfaqen vite më vonë në muskujt e prekur më parë…..
OBSH – Waterborne diseases
Per me shume informacion: [email protected]
No Comments