SËMUNDJET QË RRJEDHIN NGA UJI – ASCARIS LUMBRICOIDES

SËMUNDJET QË RRJEDHIN NGA UJI – ASCARIS LUMBRICOIDES

Ascaris lumbricoides është një krimb parazitar i aftë të infektojë shume gjitare (derr, kal, qen, mace etj.), përfshirë dhe njerezit. Infeksioni me Ascaris lumbricoides quhet ascaridiasis ose ascaridosis dhe është një patologji mjaft e zakonshme veçanërisht kur kushtet e higjienës janë të këqija. Njerëzit bijen në kontakt me këtë krimb( vezët e tij) nëpërmjet ushqimit dhe ujit të kontaminuar. Të Imagjinosh disa dhjetra Ascaris të rritur që enden nëpër zorrët tona sigurisht nuk është interesante. Me të mbërritur në pjesën e sipërme të zorrëve të holla vezët çelin duke lëshuar larvat që hyjnë në rrjedhen e gjakut, pasi kanë holluar murin e zorrëve. Të mbartura nga gjaku larvat Ascaris shkojnë drejt zemrës e cila i shtyn ato gradualisht deri në kapilarët pulmonarë ku vendosen duke filluar ciklin e tyre të zhvillimit. Pas rreth 10 ditësh, larvat të zhvilluara me tej, ngjiten në trungun e frymëmarrjes dhe arrijnë në gojëku eleminohen pjesërisht jashtë përmes pështymës, teshtitjes dhe kollitjes. Ndonjëherë prania e një numri të kufizuar të larvave nuk shkakton simptoma specifike dhe zbulohen rastësisht. Por shpesh infektimi me Ascaris lumbricoides shkakton probleme gastrointestinale (dhimbje, nauza, të vjella, diarre dhe kapsllëk). Duke marrë parasysh madhësinë e krimbit është e mundur që një ose me shume ekzemplare që levizin brenda traktit tretes të shkojnë deri ne melci duke penguar traktin biliar. Kjo mund të çojë në shfaqjen e dhimbjeve të forta, verdhëz, kalkuozë, hepatit dhe kolecistiti akut.

Kur trajtimi i ascaridosis me antibiotikë nuk jep rezultate të menjëhershme atëherë nevojitet ndërhyrja kirurgjikale.

OBSH – Waterborne diseases

Per me shume informacion: [email protected]

No Comments

Post A Comment