SALMONELA NË UJIN E PIJSHËM

SALMONELA NË UJIN E PIJSHËM

Sipas EFSA (Agjensia Evropiane e Sigurisë Ushqimore) Salmonela është një bakter që mund të shkaktojë semundje tek ata që bijen në kontakt me ushqim dhe ujin e kontaminuar. Kjo sëmundje quhet salmoneloza, Në raportin e saj vjetor për zoonozat, agjentët zoonotikë dhe epidemitë e mbartura nga uji dhe ushqimi, EFSA shprehet se Salmonela është shkaku kryesor i epidemive me origjinë nga ushqimi dhe uji në Bashkimin Evropian. Në vitin 2018 jane raportuar 1.067 epidemi të Salmonelës dhe me 94.530 raste. Salmoneloza është sëmundja e dytë më e raportuar në lidhje me ujin dhe ushqimin në BE.

Sipas OBSH kushdo që pi ujë ose ha ushqim të kontaminuar me Salmonelë mund të ketë ethe, dhimbje barku, diarre, nauza dhe ndonjëherë të vjella. Këto simptoma zakonisht ndodhin midis 6 dhe 72 orëve pas kontaktit dhe zgjasin nga 2 deri në 7 ditë. Bakteret e salmonelës mund të kenë një ndikim të fortë në sistemin imunitar të të moshuarve dhe të porsalindurve duke shkaktuar dehidratim, shtrimin në spital dhe vdekjen. Cdo vit ka 550 milion raste të kontaminimit me Salmonelë në botë (pothuajse 1 në 10 persona) dhe 33 milion vdekje.

Sipas CDC-se amerikane (Qëndra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve), mbetjet e kontaminuara kanë një probabilitet të lartë për të prekur ujrat nëntokesorë për shkak të faktoreve të tillësi shkarkimet e tepërta të ujrave të zeza, sistemet e ujrave të zeza që nuk funksionojnë sic duhet, shiu i ndotur dhe e uji për përdorim bujqesor. Bakteret e salmonelës janë të përhapura dhe rezistente dhe mund të mbijetojnë disa muaj në ujë. Prandaj, fruta – perimet mund të kontaminohen.Edhe uji i pijshëm, siç është uji i çezmëz ose puset private mund të ndoten, prandaj keshillohet ujë i kontrolluar para se të pihet ose të përdoret për të larë dhëmbët, për të larë enët, për të bërë akull, gatuar dhe përgatitur qumësht artificial.

No Comments

Post A Comment