CELULITI, SI TE PËDORIM UJIN PËR TA LUFTUAR

CELULITI, SI TE PËDORIM UJIN PËR TA LUFTUAR

Falë ujit, aktivizohen organet sekretuese, përgjegjëse për eliminimin e toksinave dhe mbeturinave në gjak. Celuliti është një sëmundje inflamatore që prek shumicën e grave në botë (studimet shkencore flasin për një shifër përqindjeje që varion nga 60 në 80% në varësi të moshës) dhe në shumicën e rasteve është e kufizuar në shfaqjen vetëm me papërsosmëritë e kthyeshme. Një pjesë e vogël e këtyre rasteve mund të kthehen gjithashtu në sëmundje të dhimbshme. Duke lënë mënjanë celulitin e rëndë, shohim se cilat janë mjetet për të luftuar një celulit të butë ose të mesëm, sidomos falë ujit.

Celuliti, në terma mjekësor, edemo panniculopatia fibro sclerotica, është pasojë e një ndryshimi të mikrocirkulacionit dhe inflamacionit të qelizave nënlëkurore yndyrore, të cilat tentojnë të grumbullohen. Klasifikimi në katër faza të tij, (edematous; lëkurë portokalli; fibroze sklerotike; lëkurë si dyshek) ka disa shkaqe, të lidhura me kornizën hormonale femërore dhe gjenetikën, si dhe me stilin e jetës dhe të ushqyerit dhe mund të ndodhë tashmë që në pubertet dhe adoleshencë. Me fjalë të tjera, roli i estrogjenit është thelbësor në akumulimin e lëngjeve në inde, duke provokuar papërsosmëritë tipike të këtij disfunksionimi, ndersa zakonet e gabuara të ngrënies dhe jeta sedentare “ realizojnë” pjesën tjetër të problemit.

Përvec dietës dhe akrivitetit të lehtë fizik cili është roli i ujit dhe uji më i mirë për ta eliminuar atë? Mbajtja e ujit (një ndalim i lëngjeve për shkak të mosfunksionimit të qarkullimit limfatik) është një nga shkaqet kryesore të celulitit: “të heqësh qafe” ketë problem do të thotë të kesh kryer mirë 50% të rrugës drejt shërimit së kësaj patologjie. Kjo mund të duket si një paradoks, por uji i pijshëm është mjeti kryesor kundër mbajtjes së ujit, e cila rrjedhimisht shkakton celulitit.

Falë ujit, në fakt, aktivizohen organet sekretuese, përgjegjëse për eliminimin e toksinave dhe mbeturinave në gjak. Por jo të gjitha ujërat janë të njëjtë. Për shembull, është shumë e rëndësishme për të pirë ujë oligomineral ose minimalisht të mineralizuar, me një mbetje fikse të ulët ose shumë të ulët, që do të thotë me përqindje të papërfillshme të kripërave minerale brenda tij. Ky i fundit, në të vërtetë, stimulon diurezën, ndryshe nga bikarbonati i kalciumit ose ujërat e magnezit, të cilat tentojnë të grumbullojnë minerale në inde, duke favorizuar, në vend që të pengojnë, mbajtjen e ujit. Perfekte do te ishin ujrat e prodhuara nga sistemet familjare, psh ato sisteme qe perdorin revers ozmozën ku përmes saj në mënyrë natyrale kimiko/fizike marrim një ujë të hiperfiltruar me cilësi të lartë me veti tretëse dhe diuretike.

No Comments

Post A Comment