STUDENTET NDJEKIN TRAJNIMIN ” SHITJET E DREJTPERDREJTA”

STUDENTET NDJEKIN TRAJNIMIN ” SHITJET E DREJTPERDREJTA”

Blue Filters Albania rrit kapacitetet e saj informuese dhe edukuese, në bashkepunimin e saj të parë me Bashkinë e Tiranës perfundoi me sukses fazën e parë të trajnimit për studentët në sektorin e shitjeve të drejtperdrejta. Trajnimi 4 ditor (20-23 SHTATOR 2022) për studentët e Universitetit të Tiranës u zhvillua ne ambientet e BlueFilters Albania , e cila bëhet promotoria e parë qe ofron trajnime falas për këtë grupmoshë.

Ky trajnim është i përshtatshëm dhe shumë i vlefshëm për të gjithë stafin e vijës së pare në funksion të shitjes.

Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të jenë në gjendje të shesin më shumë dhe do të jenë më të angazhuar dhe më dinamik në shitje. Ata do të jenë të strukturuar dhe do të përmirësojnë marrëdhëniet me klientët në të gjitha aspektet, duke identifikikuar më mire nevojën e klientit dhe ta përputhin me produktin/shërbimin e duhur. Kjo do të rrise tek ata vetëbesimin duke i bërë më të motivuar.

Specialistët tanë të kualifikuar zhvilluan trajnimin me studentët bazuar në metodologjinë e marketingut emocional me temat;

  1. Hyrje në shitje
  2. Bazat e shërbimit dhe shitjes
  3. Cikli i Shitjes së drejtpërdrejtë – “Pesëhapshi”
  4. Si t’i trajtojmë ankesat
  5. Upselling

Bluefilters Albania është e gatshme të ofrojë mundesi për cdo student i cili dëshiron të aftësohet duke marrë njohuri dhe eskperienca të reja në këtë sektor

Në kuadër të pergjegjësisë të saj sociale, Bluefilters Albania është e predispozuar për të ndihmuar dhe kontribuar në të ardhmen e vendit, duke aftësuar studentët e rinj, në mënyrë që të jenë konkurentë dhe të kenë përparësi në tregun e punës dhe pse jo te punësohen pranë nesh.

Bluefilters Beso tek Marka – Beso tek Origjina

 

No Comments

Post A Comment