13 May SHËNDETI
Ameba “ngrënëse e trurit”
Larja e fytyrës vetëm me ujë të sigurt
Në një epokë kur praktikat e shëndetit natyror po fitojnë popullaritet, studimet e fundit nxjerrin në pah një rrezik të padukshëm, por vdekjeprurës, të lidhur me shpëlarjet e fytyrës me ujë rubineti të patrajtuar. Agjenti i përfshirë, “Naegleria fowleri”, një mikroorganizëm i njohur si ameba “ngrënëse e trurit”, mund ta kthejë një zakon të përditshëm të pastrimit të fytyrës në një rrezik potencialisht fatal, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjes së ujit për këtë praktikë.
Kjo rrezikshmeri behet edhe me serioze pas alarmit dhe rekomandimeve nga Kongresi i Alergologëve dhe Imunologëve Pediatër (SIAIP). Studimet paralajmërojnë për rreziqe potencialisht fatale pas rasteve të regjistruara në të gjithë botën si dhe në shumë shtete të Europës, Belgjik, Republika Çeke, Franca, Mbretëria e Bashkuar.
“Naegleria fowleri” është një amebë e lirë termofile që mund të shkaktojë meningoencefalit primar amebik (PAM), me rezultat pothuajse fatal – shpjegon profesor Michele Miraglia del Giudice, presidente e SIAIP. Ky mikroorganizëm hyn në trupin e njeriut përmes vrimave të hundës, zakonisht gjatë aktiviteteve që përfshijnë larjen e fytyrës, zhytjen e kokës në ujë të kontaminuar ose larjen e hundës me ujë të rubinetit dhe migron në tru duke shkaktuar dëme serioze.
Studimi, i cili përfshin raste të dokumentuara në më shumë se 20 vende, zbulon një rrezik në rritje të lidhur me përdorimin e ujit të rubinetit të patrajtuar ose të trajtuar në mënyrë të pamjaftueshme për larjen e fytyrës dhe hundës. Naegleria fowleri mund të mbijetojë dhe të shumohet në sistemet e ujit të brendshëm, prandaj theksohet rëndësia e përdorimit të ujit të sigurtë,si uji i distiluar,uji i sterilizuar ose ujii filtruar, për të parandaluar PAM-in.”
Transmetimi i “Naegleria fowleri” ndodh kur uji i kontaminuar hyn në trupin e njeriut përmes zgavrave të hundës, duke lehtësuar aksesin e amebës në tru nëpërmjet nervit të nuhatjes. Simptomat e PAM, të ngjashme me ato të infeksioneve të tjera të trurit, zhvillohen me shpejtësi dhe përfshijnë dhimbje koke të forta, ethe, nauze dhe në shumë raste përparojnë me shpejtësi deri në koma.
Rastet e “PAM”, edhe pse të rralla, janë pothuajse gjithmonë fatale, me një shkallë vdekshmërie që kalon 95%. Sëmundja përparon me shpejtësi, duke çuar në koma dhe vdekje brenda pak ditëve nga fillimi i simptomave, duke e bërë parandalimin dhe ndërhyrjen e menjëhershme mjekësore thelbësore.
Edukimi i njerëzve dhe promovimi i praktikave për përdorimin e një uji të sigurt, ujë i trajtuar dhe i sterilizuar janë thelbësore për të minimizuar rrezikun e këtij infeksioni potencialisht fatal.
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne
No Comments