“PSEUDOMONAS AERUGINOSA” NË UJË TË PIJSHËM

“PSEUDOMONAS AERUGINOSA” NË UJË TË PIJSHËM

Pseudomonas aeruginosa është mikroorganizëm i karakterizuar nga një kapacitet i lartë adaptiv i cili

gjëndet ne ujra siperfaqesor. Eshte nje mikroorganizem mjedisor dhe per kete arsye mund te zbulohet edhe në ujrat nëntokësorë dhe për rrjedhojë në ujin e pijshëm në përqëndrime të ndryshme. Në veçanti është lehtësisht pranishëm në kushte stanjacioni të ujit dhe “ instalohet” vetë në depozita, në rubinetët e çezmave dhe në pajisjet shtëpiake për trajtimin e ujit të pijshëm, duke arritur madje edhe në ngarkesa të larta bakteriale duke ju mbijetuar edhe dezinfektuesve.

Cështja e ndotjes bakteriale të ujit të destinuar për konsum njerëzor është thelbesore dhe jo thjesht

teorike. Përhapja e këtij mikrooganizmi i shkaktuar nga uji sigurisht është nënvlerësuar edhe për shkak të mungesës së programeve adekuate të mbikqyrjes epidemiologjike.

Në vendet e industrializuara, koncepti modern i mbrojtjes së burimeve të ujit dhe zhvillimit të teknikave

gjithnjë e me efektive të pastrimit të tij kane çuar në zhdukjen virtuale tësemundjeve të hidrodifuzuara,

duke eleminuar ato të shkaktuara nga të ashtuquajturit patogjenë klasike të tille si Salmonela ose Kolera. Nga ana tjetër, vendosja e tendencave të caktuara të sjelljes dhe shfaqja e problemeve të reja kanë kontribuar në krijimin e një situate tjeter të rrezikut mikrobiologjik të lidhur me konsumin e ujit te pijshëm.

No Comments

Post A Comment