01 Mar MUNDESI PUNESIMI
Bluefilters Albania nga viti 2013 dhe ne vazhdim promovon trajnime në fushën e edukimit të për të rinjtë në sektorët profesional të shitjeve të drejtpërdjeta. Ne ofrojmë mundësi punësimi pranë nesh duke e ndarë kënaqesinë e suksesit Tuaj në perfitime konkrete materiale. Aftësimi profesional, puna e shkëlqyer në grup si dhe modeli i vecantë i bashkëpunimit do të jetë një experience unike per ju.
Tashmë, Bluefilters Albania prej 9 vitesh është e pranishme në treg jo vetem si nje biznes lider në sektor, por edhe si një qëndër e mirëfilltë trajnimi me qëllim promovimin dhe përditësimit profesional të të rinjve, duke përmirësuar dhe rikualifikuar dijet e tyre në zbatim të praktikës.
Falë mbështetjes së Bluefilters Albania, mbi 1000 të rinj janë trajnuar në fushën e formimit profesional për t’iu përgjigjur nevojave në treg .Për ata që janë në kërkim të një pune, ne organizojmë kurse të avancuara që synojnë riintegrimin e shpejtë në botën e punës
Specialistët tanë më të mire, ofrojnë një gamë kursesh në sektor, duke evidentuar dhe bërë të mundur edhe përzgjedhjen e praktikanëtëve që do të deshironin të punonin me ne, si dhe mundësinë e praktikave orientuese ose provave të punës në kompanitë lokale.
Bluefilters Albania mbetet e hapur në funksion të bashkëpunimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta me shkollat profesionale, Universitetin e Tiranës si dhe Bashkinë Tiranë ose cdo institucion tjetër i interesuar.
Cfarë do të thotë të punosh me ne ? Energji , grup , shpërblime , të ardhura
No Comments