LEGIONELLA( LEGIONNAIRES’ DISEASE) NË UJIN E PIJSHËM

LEGIONELLA( LEGIONNAIRES’ DISEASE) NË UJIN E PIJSHËM

Legionella është një bakter që zhvillohet shpejt kur uji mbahet në një temperaturë midis 30 dhe 40 gradë për një periudhë të caktuar kohe. Legionella ështëe pranishme në mjedise ujore natyrore dhe artificiale: ajo gjëndet në burime duke përfshirë dhe ato termike, në lumenj, liqene, avuj dhe tokë. Nga këto ambiente ajo transmetohet në tubacionet e qytetit dhe sistemet ujore të ndërtesave: depozitat, tubat, rubinete dhe pishina.

Ky bakter mund të përthithet kur uji avullon dhe hyn në trupin e njeriut përmes avujve(inhalimit). Legionella mund të shkaktojë një lloj gripi të njohur si ethet Pontiak dhe që manifestohen ngjashëm me gripin e zakonshëm; asteni, mialgji dhe semundje të përgjitheshme në 97% të rasteve. Ethe të paraprira nga të dridhura në 80-90% të rasteve, dhimbje koke në 80% të rasteve. Simptoma me pak të shpeshta janë artralgji, kolle, të vjella, dhimbje barku, diarre në nje total prej 50% te rasteve. Ky bakter gjithashtu mund të shkaktojë një sëmundje shumë serioze fatale, të njohur si legionelozë ( legionnaries’disease). Legionella është shkaku i tretë i pneumonisë së fituar nga njerëzit pas “Streptococcus pneumonia “ dhe “Haemophilus influenca” me një incidencë që varion midis 3 dhe 15% te totalit. Vlerësohet se vetëm 3% e rasteve sporadike diagnostikohen.

Për më shumë informacion: [email protected]

No Comments

Post A Comment