01 Mar CIKLI I UJIT
Raportet e monitorimit të Bashkimit Europian gjetën nivele të larta të ndotjes me fosfate dhe kimikate në lumenjtë shqiptarë. Analizat që u publikuan nga Eurostat javët e fundt nga monitorimi për zhvillimin e qëndrueshëm vërejti se lumenjtë shqiptarë paraqiten me ndotjen më të madhe në Europë. Sipas matjeve u gjetën nivele alarmante të biokimikateve. Në një litër ujë rezultojnë gati 7 miligram biokimikate, niveli më i lartë në Europë dhe që ka një diferencë të madhe me Rumaninë që është vendi tjetër me nivelin me të lartë (3,5 miligram për liter ujë) në europë. Vlerat e larta të biokimikateve janë shenja të ndotjes që ndikojnë negativisht në cilësinë e ujit, kur norma e ndotjes tek lumenjtë nuk duhet të kalojë 1 miligram për litër. Lumenjtë e ndotur kanë vlera që variojnë nga 2 deri në 8 mg /l. Gjithashtu, shqipëria paraqitet me nivelin më të lartë të fosfateve në lumenj. Niveli i fosfateve në lumenjtë shqiptarë eshte gati sa dyfishi i mesatares në lumenjtë europianë. Përqëndrimet e larta të fosfatit dëmtojnë cilësinë e ujit, duke nxitur rritjen e makrofiteve dhe algave. Kjo ndotje arlamante vjen për shkak se në to rrjedhin lirshem të gjitha llojet e mbetjeve, duke përfshirë edhe ato industriale si dhe nga përdorimi i kimikateve dhe fosfateve qe jane larg çdo kontrolli në bujqësi.
No Comments