
19 Dec Water Boutique nderohet me çmimin “Brandi Gjerman i Ekselencës” në CCIT Awards 2025
Water Boutique, brand ndërkombëtar i specializuar në trajtim dhe filtrim të ujit të pijshëm, sanitar dhe industrial, është nderuar në CCIT Awards 2025 (Dhoma e Tregtisë & Industrisë Tiranë) me çmimin prestigjioz “Brandi Gjerman i Ekselencës”.
Ky vlerësim i rëndësishëm konfirmon rolin e Water Boutique si një nga aktorët kryesorë në Shqipëri dhe rajon në përfaqësimin e produkteve dhe teknologjive gjermane të standardeve më të larta në sektorin e ujit.
Çmimi u akordua për përfaqësimin profesional, korrekt dhe afatgjatë të kompanive gjermane, të njohura globalisht për cilësi, inovacion dhe qëndrueshmëri. Përmes zgjidhjeve të saj, Water Boutique ka kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm, sanitar dhe industrial, duke vendosur standarde të reja në tregun shqiptar.
Një rol kyç në këtë sukses ka edhe Bluefilters AL, kompani e specializuar në sisteme filtrimi për ujë të pijshëm me standarde ndërkombëtare, e cila sjell teknologji të avancuara gjermane për familje dhe biznese, duke garantuar ujë të sigurt, të shëndetshëm dhe të kontrolluar në çdo fazë të përdorimit.
Në të njëjtën kohë, TUZ ECO LIFE, departamenti i dedikuar për trajtimin e ujërave të ndotura dhe ujërave të zeza, ofron zgjidhje moderne dhe ekologjike për shtëpi private, industri, hotele dhe resorte turistike, duke reflektuar angazhimin për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Duke folur për këtë vlerësim, Z. Urim Vata, President i Vata Group, u shpreh:
“Çmimi Brandi Gjerman i Ekselencës”është një konfirmim i vizionit tonë për të sjellë në Shqipëri dhe rajon teknologji gjermane të provuara, cilësi reale dhe zgjidhje të qëndrueshme. Water Boutique, Bluefilters AL dhe TUZ ECO LIFE janë ndërtuar mbi parimin e besimit, korrektësisë dhe standardeve europiane, dhe ky vlerësim na motivon të vazhdojmë më tej.
Ceremonia e CCIT Awards 2025 mblodhi sipërmarrës, drejtues biznesi dhe përfaqësues institucionesh, ku Water Boutique u vlerësua si një model suksesi në integrimin e teknologjisë gjermane me nevojat reale të tregut shqiptar dhe rajonal.
Water Boutique, Bluefilters AL dhe TUZ ECO LIFE operojnë brenda Vata Group, një grup sipërmarrës që fokusohet në ujë, mjedis dhe teknologji, duke ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm dhe inovativ për të ardhmen.
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne….
No Comments