SËMUNDJET QË RRJEDHIN NGA UJI – AMPYLOBACTERIOSIS

SËMUNDJET QË RRJEDHIN NGA UJI – AMPYLOBACTERIOSIS

Ampylobacteriosis është një infeksion nga bakteri Campylobacter. Ampylobacteriosis është një ndër infeksionet bakteriale me të zakonëshme tek njerëzit. Ai shkakton sindromë inflamator, diarre ose dizenteri, kryesisht duke perfshire ngërce, ethe dhe dhimbje. Simptomat e para janë ethe, dhimbje koke dhe mialgji, të cilat mund të jenë të rënda dhe që zgjasin 24 orë. Pas 1–5 ditësh zakonisht këto simptoma pasohen nga diarreja ( shpesh hemoragjike) ose dizenteri, ngërce, dhimbje barku dhe temperature deri në 40 ° C. Komplikacionet përfshijnë, megakolon toksik, dehidrim dhe sepsis. Komplikacione të tilla zakonisht ndodhin tek femijët e vegjël (<1 vjeç). Sëmundja ka të ngjarë të zhvillohet pa një fazë akute të veçantë. Campylobacteriosis kronik karakterizohet nga një periudhë e gjatë e temperaturës dhe astenisë; dëmtimi i syve, artriti, endokarditi mund të zhvillohen nëse infeksioni nuk mjekohet.Në vendet në zhvillim si shqipëria ky baktere mund të gjendet në sistemet e ujit dhe kanalizimeve.Si mund të mbrohemi?Pini vetëm ujë të pijshëm të sigurtë Sigurohuni që akulli të jetë peodhuar nga uji i sigurtë Nëse nuk jeni të sigurtë për ujin e pijshëm përdorni filtra uji cilësorë dhe te certififikuar zjejeni uji ose dezinfektojeni.Lani mirë duart dhe shpesh me sapun, veçanërisht pasi të keni përdorur tualetin dhe pas kontaktit me kafshët shtëpijake ose kafshët e fermës.Gatuani dhe lani frutat ose perimet mirë me ujë të sigurtë.OBSH – Waterborne diseasesPer me shume informacion: [email protected]

No Comments

Post A Comment