Kur ndjenja e pasigurisë hyn pa trokitur
Nga pikëpamja njerëzore çdo situatë emergjente përfaqëson një përvojë ekzistenciale shumë të rëndësishme. Nëse do të duhej të përcaktonim një kontekst të tillë do të thoshim se një emergjencë lind nga takimi midis një ngjarje të papritur dhe dramatike dhe disa njerëzve që përpiqen ta përballojnë atë. Në popullatat e analizuara pas ditëve të izolimit studimet në përgjithësi raportojnë fillimin e simptomave psikologjike si “shqetësime emocionale, depresion, stres, çrregullime të humorit, nervozizëm, pagjumësi dhe sinjale të stresit post-traumatik”. Por disa studiues të King’s College sugjerojnë se karakteristikat individuale dhe demografike mund të lehtësojnë shfaqjen e këtyre simptomave.
Si ndjehemi dhe çfarë mund të bëjmë për t’u kujdesur për veten?
Gjendja që mbizotëron tek secili prej nesh është padyshim frika dhe ankthi. Kufiri midis një alarmi funksional (stresi pozitiv) dhe një alarmi të tepruar qe shoqërohet me sjellje jo normale dhe jo produktive (stres negativ ose shqetësim) është shumë i dobët.
Mekanizmi i ankthit për të gjithë ne është një mekanizëm fiziologjik, i dobishëm për aktivizimin e trupit para alarmit (deri në një nivel të caktuar ai është pozitiv sepse na bën më reagues) Sidoqoftë, pasi tejkalohet kjo gjë trupi bëhet i paaftë të reagojë në një mënyrë efektive.
Situata e pandemisë të Covid-19 shpesh mund të perceptohet si një ndjenjë e pafuqisë reaguese, por është thelbësore të ruhet një ekuilibër midis frikës dhe rrezikut objektiv. Me fjalë të tjera, siç sugjerojet nga psikoterapisti dhe drejtori i revistës “Psikologjia Bashkëkohore” Luca Mazzucchelli, duhet të dallojmë qartë “të mundshmen nga e mundshmja”.
Në këtë klimë strategjitë personale të adaptimit në situatën kritike, ato që në psikologji quhen strategji përballimi, marrin një rëndësi thelbësore. Përballja nuk është gjë tjetër veçse grupi i mekanizmave adaptivë psikologjikë të vendosur nga një individ për t’u marrë me probleme emocionale në mënyrë që të menaxhojë, ulë ose tolerojë stresin që rrjedh nga një situatë specifike.
Gjatë këtyre javëve të kalosh disa momente disorientimi, ankthi dhe konfuzioni është më se e natyrshme. Por ajo që mund të sjellim në mendje për të kapërcyer këtë ngërç është se ne domosdoshmërisht duhet të pranojmë atë që nuk mund ta kontrollojmë ose ta ndryshojmë. Ky pranim duhet që në rastet më të mira të marrë një konotacion pozitiv, konstruktiv dhe proaktiv.
Vetmia dhe meditimi mund të jenë një thikë me dy presa gjatë kësaj periudhe izolimi. Më shpesh se zakonisht njerëzit fillojnë të “shohin brenda” vetes, të merren me mendimet e tyre, duke patur kontakt me një dimension tjetër, ate që gjatë ditëve të zakonshme nuk e kanë.
Për disa kjo kohë kthehet në një mundësi të arte për meditimin dhe rritjen, për të tjerë ky mund të jetë një proces veçanërisht i diskutueshëm apo edhe i dhimbshëm. Prandaj është e rëndësishme të ndërgjegjësoheni se si t’i trajtoni këto emocione dhe të kuptoni si të përdorni strategji për t’i zhvilluar ato në mënyrën më të mirë dhe nëse është e nevojshme me ndihmën e një profesionisti.
Sikurse argumentohet rreziku është që uragani i koronavirusit do t’i bëjë njerëzit më të brishtë, ata të cilët edhe para kësaj ngjarjeje ishin më të prekshëm.
Duhet të motivojmë veten edhe nëse fillimisht do të duket se po shkojmë kundër trendit, të mbajnë kontakte me dimensionin e jetës dhe të ardhmen, duke ulur jo pa përpjekje vëllimin e ndjenjës së pafuqisë. Kjo është e mundur vetëm duke i dhënë sot një vlerë gjeneruese kohës sonë të ndaluar.
Gjëja e rëndësishme është që përceptimi i dimensionit pozitiv të së ardhmes të mos shuhet. Me fjalë të tjera të rihapim me një forcë vullneti axhendën që ka zënë pluhur në cep të tryezës. Të mendojme që kjo situatë do kalojë si gjithë të tjerat.
Bluefilters Al
Prill 2020
Referimet
Lavanco, G., Novara, C. dhe Varveri, Psikologjia Bashkëkohore.
Mawson, A.R. Kuptimi i panikut masiv dhe përgjigjeve të tjera kolektive ndaj katastrofës.
Psikiatria: Procesi ndërpersonal dhe biologjik. Pietrantoni
- Prati G. Psikologji urgjente
Sbattella, F Manuali i psikologjisë urgjente.
Leave a comment