Ankthi është një gjendje emotive emocionale. Sidoqoftë, krizat e ankthit mund të jenë destabilizuese. Si mund të parandalohen dhe çfarë mund të bëjmë për t’i kapërcyer ato? Ankthi është një emocion kompleks. Brenda disa kufijve të caktuar ankthi është normal, psh. kur ndodh në situata të veçanta të jetës: një provim, probleme pune, një gjendje jo e mirë e shëndetit, situata si kjo qe po perjetojmë këto kohë etj. Ankthi i menaxhueshëm dhe jo-paralizues është pjesë e jetës. Megjithatë, një krizë e vërtetë ankthi nuk është një përvojë e këndshme.
Kriza ankthi apo kriza paniku?
Para se të trajtojmë çështjen e parandalimit, le të flasim pak më qartë. Cfarë është saktësisht një krizë ankthi dhe si ndryshon ajo nga një krizë paniku? Këto dy gjëndje emocionale shpesh ngatërohen por megjithëse ato kanë karakteristika të përbashkëta, nuk janë e njëjta gjë. Sipas DSM IV, manuali diagnostikues që merret me çrregullimet e lidhura me gjëndjet mendore, mund të flasim për krize paniku kur ekziston një periudhë e saktë frike ose shqetësimi në të cilën ndodhin një nga një ose njeë seri simptomash dhe kulmi mund të arrihet në 10 minuta.
Simptomat më të shpeshta në një krize paniku janë takikardia, djersitja, dridhjet, ndjenja e mbytjes, dhimbja e barkut, të vjellja, ndjenja joreale e të fiktit , frika se mos çmendeni ose vdisni, i nxehti, ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirje në pjesë të ndryshme të trupit.
Përkundrazi, flitet për kriza ankthi kur ndodh një krizë me simptoma më të buta dhe me kohëzgjatje më të shkurtër.
Simptomat e ankthit
Ankthi shoqërohet me disa simptoma, të cilat ndryshojnë sipas ashpërsisë së gjendjes së tij, por edhe nga personi në person. Ankthi mund të shkaktojë simptoma konjitive dhe simptoma somatike. Simptomat konjitive përfshijnë nervozizëm, frikë nga vdekja, frika nga humbja e kontrollit, frika se mos nuk jeni në gjendje të përballoni situata, axhitim, pagjumësi,, ndjenja e zbrazëtisë, vështirësi në përqëndrim, pamundësi për t’u çlodhur, gjendje e vazhdueshme alarmi dhe e ekzagjeruar, shqetësim.
Ndër simptomat somatike të ankthit më të zakonshme janë: takikardia, ndjenja e mbytjes, lodhja, djersitja e tepërt, goja e thatë, marramendja, dhimbje të stomakut, diarreja, nauza, ftohjet, të nxehtit, urinimi i shpeshtë, ndjenja “ e gungës” në fyt, kontraktimet muskulore, dridhje. Në situata të sulmeve të rënda të ankthit mund të ndodhë gjithashtu krizë hipertensioni.
Shkaqet e ankthit
Teori të ndryshme janë zhvilluar mbi shkaqet e ankthit dhe kryesisht ka 2 shkolla të mendimit:
- Sipas së parës, shkaku kryesor i ankthit qëndron në konfliktet psikologjike para-ekzistuese;
- shkolla e dytë e mendimit përqendrohet mbi të gjitha në përbërësit biologjik, domethënë në
modifikimin e disa substancave kimike të pranishme në tru: noradrenalina ose norepinefrina,
serotonina dhe gaba( gamma acidi aminobutirik).
Cfarë duhet të bëni për të parandaluar krizat e ankthit?
Ankthi nuk duhet luftuar dhe për të mësuar të menaxhoni atë para së gjithash duhet të mësoni të jetoni me të. Ankthi shpesh shkaktohet nga konfliktet e brendshme, nga dëshira për t’u shfaqur gjithmonë perfekt dhe nga dëshira për t’u përshtatur sa më shumë modeleve stereotipe. Në mënyrë që të parandalojmë krizat e ankthit, në këtë rast do të ishte e nevojshme të mësoni të pranoni kufijtë dhe papërsosmëritë e dikujt, duke u përpjekur të kuptoni se cila është rruga e duhur, ajo që na bën të lumtur, jo bota përreth nesh.
Krijimtaria e ndrydhur, dëshirat dhe prirjet mund të jenë shkaku i krizave të ankthit dhe krizave të panikut. Identifikimi i objektivave tuaja dhe ndjekja e tyre ju ndihmon të jetoni më qetësisht. Duke i dhënë peshë të duhur nevojave të brendshme, mund të beni shumë për të parandaluar dhe trajtuar çrregullimet e ankthit. Ndonjëherë mund të jetë shumë e dobishme për të zhvendosur këndvështrimin e tuaj. Nëse rruga e lumturisë nuk është e qartë për ju, duhet ta kërkoni atë edhe në vendet ku nuk do të prisnj ta gjeni. Kur ankthi bëhet patologjik dhe ju pengon të jetoni paqësisht duhet të shkoni te një specialist, pa pretenduar të përballeni vete me problemin tuaj.
Përballimi i krizave te ankthit me mjete naturale
Hapi i parë natyror për të parandaluar ankthin konsiston në pranimin e asaj rruge të brendshme të përmendur mësiper. Gjithësesi kur bëhet fjalë për “shtigje emocionale”, rruga mund të jetë shumë e gjatë. Duke kryer këtë udhëtim të mrekullueshëm që çon në vetë-zbulim, mund të jetë e dobishme edhe tu drejtohemi mjeteve të tjera natyrore të cilat mund të veprojnë si emocionalisht ashtu edhe në anën biologjike.
- Fitoterapia dhe Cajrat bimorë
Caji i Kamomilit dhe Barit te bletes qetësojnë nervozizmin dhe tensionin nervor. Gjithashtu bima Passiflora është një anksiolitik natyral pasi ka një veprim qetësues në sistemin nervor qendror. Magnezi stimulon funksionin nervor dhe veçanërisht prodhimin e serotoninës. Lulet Bach veprojnë në fronte të ndryshme për të ndihmuar në parandalimin dhe menaxhimin e llojeve të ndryshme të krizës së ankthit.
- Ushtrime fizike
Aktiviteti fizik në përgjithësi duket të jenë efektive në parandalimin e gjendjeve të ankthit. Sidoqoftë, ka disa disiplina më të dobishme se të tjerat, për shembull terapia e vallëzimit dhe joga integrale.
- Kontrollimi i Frymëmarrjes
Me teknika që ndihmojnë në rregullimin e frymëmarrjes mund të bëhet shumë për të menaxhuar sulmet e ankthit. Për shembull, trainimi autogen i frymëmarrjes mund të jetë i dobishëm.
Per me shume informacion: info@blue-filters.al
Leave a comment