Jeta reale duket si një episod I shkëputur nga seriale me trillime shkencore momentalisht dhe le të themi që për momentin nuk jemi fansa të shfaqjeve të tilla ! Lajmet ndryshojnë cdo orë të ditës për koronavirusin, një virus I ri për njerëzit I cili shkakton infeksion të rrugëve të frymëmarrjes dhe komplikacione serioze ose fatale për jetën. Ajo cfarë dukej shumë larg realitetit njëherë e një kohë, është tani realiteti jonë. Mbyllja e shkollave, humbja e punës, mbifurnizimi me ushqime dhe kriza financiare përpos epidemisë mund te jenë të vështira për tu perballuar të gjitha së bashku.
Ne jemi mësuar të jetojmë një jetë me hapa të shpejtë, dhe ngadalësimi mund të bëjë të ndihemi joproduktivë dhe të cënueshëm. Të ecësh përmes kësaj pa asnjë orientim kërkon të tregosh veten cdo ditë, të zgjedhësh të shikosh thellë brenda vetes dhe të bësh një hap prapa. Këtu eshte një listë me nëntë nga gjërat që gjithesecilin prej nesh mund ta ndihmojnë të qëndrojë I shendetshëm mendërisht:
- Prano situatën në të cilën ndodhesh
Kjo nuk do të thotë që e pëlqen, ndjen kënaqësi apo të duash të jesh në një situatë të tillë, as nuk do të thotë që të pëlqen depresioni, ankthi dhimbja që vjen së bashku më të. Por, ju zgjidhni të lejoni një situatë të egzistojë, duke mos I rezistuar apo duke mos e mohuar, duke e ditur që ti nuk mund të bësh dot gjë për ta ndryshuar atë. Kjo ndihmon të qëndrosh I qetë dhe te kesh një gjëndje mendore të qetë.
- Nise ditën me pozitivitet
Menyra se si fillojmë ditën ndihmon në vendosjen e një kriteri për pjesën e mbetur të ditës. Kjo do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Mund të duket si momenti I duhur për të shprehur mirënjohje, për meditim, të rregullosh krevatin, të bësh një dush, të kesh një rutinë personale, të marrësh vitaminat, të ushqesh veten me një mëngjes të shëndetshëm ose stretching. Cfarëdo që të jetë, mund të jetë versioni yt per një mëngjes perfekt, I kthyer në një rutinë që të rrit shanset të jesh I lumtur për pjesën e mbetur të ditës!
Një nga ndryshimet që mund të bëni në mëngjesin tuaj, ështëtë heqësh dorë nga kontrolli I rrjeteve sociale sapo hapni sytë! Heqja dorë nga ky ves , mund të jetë dicka e vështirë! Nëse e filloni ditën duke lexuar e-maile, media sociale, ju lejoni 100 lajmërime të ndryshme të hyjnë në mendjen tuaj. Do të lejonit 100 njerëz të ndryshëm të hynin në dhomën tuaj të gjumit sapo keni hapur sytë? Vë bast që jo! Kështu që cfarë I bejmë mëndjes? Ashtu si trupi ynë ka nevojë të zgjohet dhe të bëhet gati përpara se te ndërveprojë me njerëz, ashtu ka nevojë edhe truri ynë! Kështu që, behu ti spiranca e rutinës së mëngjesit tënd, përpara se të lejosh botën të hyjë në të!
- Bëj ushtrime / ushqehu shëndetshëm / fli mirë.
Këto janë gjëra shumë të dukshme dhe shumë të thjeshta që ne duhet ti bejmë rregullisht. Gjithsesi, në kohë të tilla, bëhen edhe më të rëndësishme duke qenë se ndihmojnë duke I shtuar pak aktivitet ditëve tona. Dhe dihet sa shumë nevojë kemi tani!
- Bëni një shëtitje në natyrë.
Në menyrë që të arratisemi nga emocionet negative që po përjetojmë të gjithë momentalisht, një shëtitje në natyrë ka përfitime shëndetësore të panumërta si menaxhimi I gjëndjeve të ndryshme si presioni I lartë I gjakut, kolesteroli I lartë, diabeti, dhimbje dhe ngurtësim muskular apo I kyceve. Rrit gjithashtu fuqinë e muskujve, mundëson kocka më tëforta dhe redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe infarkteve. Dhe nderkohë që jeni duke shëtitur, sigurohuni të mbani një distancë prej njerëzve të tjerë!
Nëse për cdo lloj arsye, shëtitjet nuk janë një opsion, shto bimët në shtëpi, në verandë, në ballkon , ose shiko video të natyrës!
“Dil per një shetitje. Nuk ka përse të jetë një shëtitje romantike në park, ku pranvera është në kulmin e saj, ku lulet, aromat dhe peisazhet do të conin në një botë tjetër. Nuk ka përse të jetë një shëtitje, gjatë së cilës të përjetosh disa bukuritë vogla të jetës apo të zbulosh kuptimin që askush tjetër nuk ka mundur ta gjejë. Mos ki frikë të shpenzosh kohë me veten tënde. Merr pak kohë posacërisht për veten . Zgjidh privatesinë dhe vetminë. Por kjo nuk të bën domosdoshmërisht antisocial.Duhet të mësosh të marrësh frymë e të ndihesh I gjallë.” Albert Kamy
- Krijo një mjedis në te cilin te jetosh.
Njerëzit nga te cilët rrethohesh, përmbajtja dhe informacioni që konsumon në bazë ditore influencon mendjen tonë, dhe kanë nje ndikim të madh në pikturën e përgjithshme. Shpenzo më pak kohë në burime mediatike që janë duke folur vazhdimisht për COVID – 19. Dhe lejo vetëm informacionin që të ngre humorin dhe të mbështet! Lexo dhe dëgjo transmetime nga njerëz optimistë dhe inspirues. Ndiq transmetime live në Instagram që të ndihmojnë të jetosh me frikën, kaosin dhe mungesën e sigurisë. Është ajo ku duhet të mbështetemi në mënyre që të ndihemi më të lidhur me botën! Të ndash eksperiencat, historitë, të vërtetat e qëndrueshmëisë dhe rritjes me njerëz të tjerë, të japin mundësinë të gjesh veten me të tjerët për të mos u ndier vetëm!
- Ndaj faktet nga trillimet
Duke qëne se të gjithë jemi në gjumin letargjik në shtëpitë tona, natyrisht jemi duke shpenzuar shumë kohënë mediat sociale. Të jemi realist, secili prej nesh ka pasur një mbingarkesë informacioni në lidhje me COVID – 19! Dhe fatkeqësisht, ka lajme jo reale që kanë zënë pritë gjithandej! Të gjithë lexuam lajmet si “Rusia ka 500 luanë në rrugë për të siguruar që njerëzit të rrinë në shtëpi”, dhe pak më vonë zbuluam që një lajm I tillë ishte I rremë! Kështu që bëni kërkimet tuaja dhe shpëtojeni veten nga paniku dhe ankthi duke u mbështetur vetëm në burime të besueshme lajmi!
- Gjej pozitivitet te negativja
Në vend që të jeni duke vrarë mëndjen se si gjërat mund të shkojnë më keq, pyet veten, cila është ajo gjë e mirë apo positive në një situatë të tillë? A ka një mundësi të fshehur Brenda kësaj situate? Ndoshta me në fund jeni duke gjetur kohë të kujdeseni për veten tuaj! Të përballesh me frikën, duhet të përqafosh djajtë që je përpjekur të shmangësh dhe të shërohesh Brenda vetes. Ndoshta më në fund po ngadalësohesh dhe po kalon kohë me njerëzit që kanë më shumë rëndësi në jetën tënde! Ndoshta më në fund po punon me gjërat për të cilat ti I do dhe të sjellin lumturi!
- Medito
Meditimi ështe I dobishëm për mendjen dhe trupin tonë. Thuhet që për të përmirësuar shëndetin mendor, si dhe për të reduktuar stresin dhe ankthin. Nëse është dicka që nuk e keni aplikuar më parë, dhe nuk dini nga tia nisni ,mund të kërkoni informacione dhe 10 minuta në dite do të ishte një nisje e mirë! Fillo një sfidë meditimi 21 ditore me veten tënde! Nëse një veprim e përsërit 21 ditë, ai bëhet ves!
- Praktiko mirënjohjen
Jepu zë bekimeve të tua. Merr pak minuta në dite për të menduar për cfarë je mirënjohës! Mbaj mend, asgjë nuk është aq e vogël për të most e qënë mirënjohës, kështu që gërmo thellë dhe vlerëso cdo gjë të mirë në jetën tënde. Thuaj faleminderit për gjërat që I merr të mirëqëna cdo ditë. Shkruaji në një ditar falenderimesh a në telefonin tënd. Kjo është ndihmesë kur të duhet të rikujtosh gjërat positive në jetën tënde. Shpreh mirënjohje tek njerëzit që të rrethojnë dhe ndihmoji pak nga pak për ta bërë ditën e tyre më të bukur!
Asnjë nuk është profesionist në dhënien e këshillave të tilla, por bazuar në eksperiencën tonë mund të ndihmojmë veten dhe të tjerët që ta kalojmë më lehtë këtë situatë. Mbaj mend që nuk ka mënyrë të drejtë apo të gabuar ëer tu përgjigjur ndaj kësaj situate, kështu që mos e njeheso sa vlen me këtë! Më mirë le ta marrim këtë mundësi si reflektim në realitet, për të ndarë eksperiencën tonë në shkallë më të gjerë, duke marrë parasysh se ndjenjat tona të ankthit dhe depresionit nuk janë te izoluara. Kjo do të thotë që duhet të ndajme hapësirën (virtuale) dhe të lundrojmë në këtë normë të re sëbashku. Kështu që, zgjatu drejt atyre rreth teje dhe mos harro të jesh sa më realist! -Kelly Burch
Leave a comment