Ascaris lumbricoides eshte nje krimb parazitar i afte te infektoje shume gjitare (derr, kal, qen, mace etj.), perfshire dhe njerezit. Infeksioni me Ascaris lumbricoides quhet ascaridiasis ose ascaridosis dhe eshte nje patologji mjaft e zakonshme veçanerisht kur kushtet e higjienes jane te keqija. Njerezit bijen ne kontakt me kete krimb( vezet e tij) nepermjet ushqimit dhe ujit te kontaminuar. Te Imagjinosh disa dhjetera Ascaris te rritur qe enden neper zorret tona sigurisht nuk eshte interesante. Me te mberritur ne pjesen e siperme te zorrëve te holla vezet çelin duke leshuar larvat qe hyjnë ne rrjedhen e gjakut, pasi kane holluar murin e zorreve. Te mbartura nga gjaku larvat Ascaris shkojne drejt zemres e cila i shtyn ato gradualisht deri ne kapilaret pulmonare ku vendosen duke filluar ciklin e tyre te zhvillimit. Pas rreth 10 ditesh, larvat, te zhvilluara me tej, ngjiten ne trungun e frymemarrjes dhe arrijne ne goje ku eleminohen pjeserisht jashte permes peshtymes, teshtitjes dhe kollitjes. Ndonjehere prania e nje numri te kufizuar te larvave nuk shkakton simptoma specifike dhe zbulohen rastesisht. Por shpesh infektimi me Ascaris lumbricoides shkakton probleme gastrointestinale (dhimbje, nauza, te vjella, diarre dhe kapsllek). Duke marre parasysh madhesine e krimbit eshte e mundur qe nje ose me shume ekzemplare qe levizin brenda traktit tretes te shkojne deri ne melci duke penguar traktin biliar. Kjo mund te çoje ne shfaqjen e dhimbjeve te forta, verdhez, kalkuoze, hepatit dhe kolecistiti akut.
Kur trajtimi i ascaridosis me antibiotike nuk jep rezultate te menjehershme atehere nevojitet nderhyrja kirurgjikale.
Per me shume informacion: info@blue-filters.al
Leave a comment