Termi metal i rende i referohet te gjithe elementeve kimike metalike qe kane nje densitet relativisht te larte dhe jane toksik ne perqendrime te uleta. Shembuj te metaleve te renda perfshijne merkurin (Hg), kadmiumin (Cd), arsenikun (As), kromin (Cr), taliumin (Tl, plumbin (Pb) etj.
Ato nuk mund te degradohen ose shkaterohen. Ne nje mase te madhe ose te vogel ato hyjne ne trupin tone permes ushqimit, ujit dhe ajrit. Metalet e renda jane te rrezikshme sepse kane tendence te bioakumulohen. Bioakumulimi nenkupton nje rritje te perqendrimit te nje elementi kimik ne nje organizem biologjik me kalimin e kohes, ne krahasim me perqendrimin e kimikateve ne mjedis. Mbetjet grumbullohen
ne qenie te gjalla sa here qe asimilohen dhe depozitohen me shpejt nga sa shperbehen (metabolizohen) ose nxirren jashte.
Disa nga efektet ne organizmin njerezor:
Efektet e metaleve jane te shumta: ato mund te shkaktojne fenomene irrituese, intoksikacione akute dhe kronike, mund te kene veprim utagjenik ose kancerogjen. Edhe organet ose sistemet e prekura jane te shumta: ato shkojne nga gjaku ne veshka, ne sistemin nervor qendror ose periferik, ne sistemin e frymemarrjes, ne traktin gastrointestinal, ne sistemin kardiovaskular dhe ne lekure.
Sistemet Cilesore te Trajtimit te Ujit Bluefilters me Reverse Osmoze me parafiltra dhe Filtra Karboni Aktiv jane te vetmit trajtues te Certifikuar dhe Standartizuar per Eleminimin e Metaleve te Renda!
Leave a comment