Sipas EFSA (Agjensia Evropiane e Sigurisë se Ushqimit) Salmonela eshte nje bakter qe mund te shkaktoje semundje tek
ata qe bijen ne kontakt me ushqim dhe ujin e kontaminuar. Kjo semundje quhet salmoneloza, Në raportin e saj vjetor
për zoonozat, agjentet zoonotike dhe epidemite e mbartura nga uji dhe ushqimi, EFSA shprehet se Salmonela eshte
shkaku kryesor i epidemive me origjine nga ushqimi dhe uji ne Bashkimin Evropian. Në vitin 2016 jane raportuar 1.067
epidemi te Salmoneles dhe me 94.530 raste te regjistruara, salmoneloza eshte semundja e dyte më e raportuar ne
lidhje me ujin dhe ushqimin në BE.
Sipas OBSH kushdo qe pi uje ose ha ushqim te kontaminuar me Salmonele mund te kete ethe, dhimbje barku, diarre,
nauza dhe ndonjehere te vjella. Keto simptoma zakonisht ndodhin midis 6 dhe 72 oreve pas kontaktit dhe zgjasin nga
2 deri ne 7 dite. Bakteret e salmoneles mund te kene nje ndikim te forte ne sistemin imunitar te te moshuarve dhe te
porsalindurve dhe shkaktojne dehidratim, shtrimin në spital dhe vdekjen. Cdo vit ka 550 milion raste të kontaminimit
me Salmonele ne bote (pothuajse 1 ne 10 persona) dhe 33 milion vdekje.
Sipas CDC-se amerikane (Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve), mbetjet e kontaminuara kane nje
probabilitet te larte per te prekur ujrat nentokesore per shkak te faktoreve te tille si shkarkimet e teperta te ujrave te
zeza, sistemet e ujrave te zeza qe nuk funksionojne sic duhet, shiu i ndotur dhe e uji per perdorim bujqesor. Bakteret e
salmoneles jane te përhapura dhe rezistente dhe mund te mbijetojne disa muaj ne uje. Prandaj, fruta – perimet mund
te kontaminohen.. Edhe uji i pijshem, siç eshte uji i çezmez ose puset private mund te ndoten, prandaj keshillohet uje i
kontrolluar para se ta pihet ose te perdoret per te lare dhembet, per te lare enet, per te bere akull, gatuar dhe
pergatitur qumesht artificial.
Leave a comment